Ekzekutimi me injeksion në SHBA kthehet në torturë, 70-vjeçari vuan 63 minuta para se të shpallet i vdekur

Një i dënuar 70-vjeçar në Teksas kaloi më shumë se një orë në shtratin e ekzekutimit gjatë një ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës, i cili u shndërrua në një proces të gjatë dhe plot dhimbje.

Reynaldo Denes u ekzekutua të premten në burgun e Huntsville, por që në fillim procesi hasi pengesa. Sipas Associated Press, stafi i burgut pati vështirësi për të gjetur vena të përshtatshme për vendosjen e dy linjave intravenoze që nevojiteshin për administrimin e pentobarbitalit, substancës së përdorur për ekzekutimin me injeksion.

Të lidhura

None found

Gjatë gjithë procesit, 70-vjeçari rënkonte, bërtiste nga dhimbjet dhe i lutej Zotit për lehtësim të vuajtjeve. Ai u ankua pandërprerë, ndërsa ekzekutimi përfundoi vetëm pas 63 minutash nga momenti i lidhjes në shtratin e ekzekutimit.

Lutjet e fundit të 70-vjeçarit: “Hiqma dhimbjen”

Dëshmitë nga dhoma e ekzekutimit tregojnë se Denes fillimisht tha se donte që të afërmit e tij ta dinin se 30 vitet e fundit të jetës i kishte parë si një bekim, sepse kishte njohur dashurinë e Zotit.

Më pas ai iu drejtua drejtorit të burgut dhe i kërkoi të vazhdonte me procedurën. Por, sapo ajo nisi, 70-vjeçari filloi të bërtiste nga dhimbjet.

Ai u dëgjua të thoshte “Dhimbja! Vazhdo! Vazhdo!”, dhe më pas iu lut pa pushim Zotit që t’i hiqte vuajtjet.

“Më lër të shkoj, Baba”, përsëriti ai disa herë, duke u lutur që të mos lihej të vuante në atë gjendje.

Në një moment, Denes u ankua për dhimbje të forta në këmbën e djathtë, të cilën e përshkroi si ngërç. Disa nga fjalët e tij të fundit ishin: “Nuk mendoj se kjo është normale. Më merr, Atë. Mos më lër të vuaj kështu”.

Raportimet tregojnë se më pas ai filloi të lëshonte rënkime dhe tinguj të ngjashëm me gërhitjen, të cilët gradualisht u zbehën. Frymëmarrja e tij u ngadalësua gjithnjë e më shumë, derisa procesi mori fund.

Denes u shpall i vdekur në orën 19:08, një minutë pasi u kontrollua nga mjeku, saktësisht 63 minuta pasi ishte lidhur në shtratin e ekzekutimit.

Autoritetet e burgut insistuan se ekzekutimi u krye në përputhje me protokollet shtetërore.

Zëdhënësja e burgut, Amanda Hernandez, konfirmoi se ekipi kishte hasur vështirësi për të gjetur vena të përshtatshme. Pas disa tentativash të dështuara, gjilpërat intravenoze u vendosën në këmbën e majtë dhe në anën e majtë të qafës së të dënuarit.

Hernandez nuk dha shifrën e saktë të përpjekjeve të pasuksesshme, por theksoi se pikat ku u vendosën përfundimisht linjat intravenoze ishin në përputhje me rregullat shtetërore.

Ajo gjithashtu shprehu dyshime lidhur me ankesat e Denes për dhimbje, duke pretenduar se ai kishte filluar të ankohej edhe para se të administrohej substanca dhe kishte përmendur dhimbje në zona ku nuk ishte vendosur asnjë linjë intravenoze.

Kur u pyet nëse i dënuari mund të kishte ekzagjeruar vuajtjet, Hernandez u përgjigj se nga perspektiva e autoriteteve nuk kishte ndodhur asgjë e pazakontë dhe se raste të ngjashme ishin hasur edhe më parë.

Vrasja për të cilën u dënua Denes

Reynaldo Denes ishte dënuar për vrasjen e tregtarit të diamanteve Janos Schutz, i cili u gjet i qëlluar disa herë në zyrën e tij në Hjuston në janar të vitit 1996.

Krimi kishte ndodhur gjatë një grabitjeje, dhe Denes u shpall fajtor për vrasje pa paramendim.

Ekzekutimi i tij e ka kthyer vëmendjen te problemet që mund të shoqërojnë përdorimin e injeksioneve vdekjeprurëse në burgjet e SHBA-së.

Ky rast vjen pas atij të Krista Pike, së cilës më 1 tetor iu dhanë dy doza pentobarbitali, por ajo nuk vdiq dhe ra në gjendje komatoze. Avokatët e saj pretenduan se substanca nuk kishte hyrë siç duhet në qarkullimin e gjakut, por ishte përqendruar në duart e saj, duke shkaktuar djegie dhe flluska në lëkurë.


Shtuar më 20.11.2026 09:38

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet