Prokuroria e Vlorës ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e "Ujit të Ftohtë", të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara nga shtetasi P. P. Ky i fundit është dënuar me 7 vite burgim për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.