Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Automjeti, me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi R. F.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
