Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premte ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Kryeministri.
Sipas raportimeve në media, në fokus të takimit me dyer të mbyllura janë zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Ky takim vjen një ditë para Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Ndërkohë, kujtojmë se mbledhja e asamblesë së para pak ditëve u shoqërua me përplasje dhe tensione brenda radhëve të socialistëve. Gjatë saj, Rama bëri të ditur dhe vendimin për përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.













