U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar në Prokurori

20 Nëntor 2026 | 11:38

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor.

Mësohet se të riut i është dërguar një fletëthirrje, përmes së cilës i kërkohet të paraqitet para grupit hetimor më 25 nëntor, në orën 11:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Vishkulli, i cili pas plagosjes iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali, është kthyer në Shqipëri pak ditë më parë.

Ndërkohë, më 28 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij mjekësor, në vlerën prej 5 milionë lekësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme...
11:30 | 20/11/2026

Shqipëria pjesë e nismës së Trump për energjinë, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e...
10:18 | 20/11/2026

Emërohet drejtori i ri i doganave, Fation Shehu

Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit...
10:17 | 20/11/2026