Aeroplani i vogël përfshihet nga flakët pranë autostradës në Meksikë, gjashtë persona shpëtojnë me lëndime të lehta

Një aeroplan i vogël u përplas pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Monterrey-t në Meksikë, duke përfunduar afër një autostrade me qarkullim të dendur dhe duke u përfshirë më pas nga flakët.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht përplasjes dhe zjarrit, gjashtë personat që ndodheshin në bord ia dolën të shpëtonin dhe morën vetëm lëndime të lehta.

Të lidhura

None found

Incidenti u regjistrua më 18 nëntor, rreth orës 13:50 me orën lokale. Sipas raportimeve fillestare, avioni i tipit “Piper Malibu 46” pati vështirësi me fuqinë motorike, doli nga pista e aeroportit, përplasi një gardh dhe u ndal pranë autostradës Monterrey–Nuevo Laredo, në zonën e Apodacës.

Avioni, i operuar nga kompania Casago, ishte nisur për në Atizapan, afër kryeqytetit meksikan, Mexico City. Në bordin e tij ndodheshin katër pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet e urgjencës dhe forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu aeroplanin.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin të rrethuar nga zjarri, ndërsa mbi autostradë ngriheshin shtëllunga të dendura tymi të zi.

Si pasojë e përplasjes, lëvizja në këtë aks rrugor u ngadalësua, ndërsa automjetet kalonin aty pranë. Fatmirësisht, të gjashtë personat në bord arritën të dilnin nga avioni dhe shpëtuan me lëndime të lehta.


Shtuar më 20.11.2026 11:44

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet giriş