Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se i ishte prezantuar online një 54-vjeçari si funksionar publik, me qëllim për t’i marrë 1 milion euro.
I riu u kap në momentin kur po merrte paratë, pas denoncimit të 54-vjeçarit, i cili kishte dyshuar se bëhej fjalë për një mashtrim.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Request”.
Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.
Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
© SYRI.net
Tjetërsimi i vendbanimit/ Gjikuria në SPAK për kallëzimin ndaj Tavos: Erdha me iniciativën time
Vlorë/ Prokuroria konfiskon 16 mln euro pasuri tek ‘Uji i Ftohtë’, u përfituan me falsifikime nga një person i dënuar
Reshjet e shiut bllokojnë fshatrat në Pukë/ Kalivarja dhe Kuzhneni pa rrugë, izolohen edhe disa lagje