Largimi befasues nga skuadra angleze, e uruan trajnerin në mëngjes për ditëlindje dhe pas disa orësh e pushuan

Klubi anglez Blackpool ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ian Evatt pikërisht në ditën kur ai mbushi 45 vjeç, vetëm pak orë pasi e kishin përgëzuar publikisht në platformat sociale. Lëvizja erdhi si pasojë e një vargu rezultatesh zhgënjyese që e kanë vënë ekipin në pozitë të vështirë për të siguruar qëndrimin në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

Nga dhjetë takimet e fundit, skuadra ka arritur të triumfojë vetëm në një rast, ndërsa Evatt u vu nën presion për shkak të ecurisë së dobët që pasoi një nisje premtuese të sezonit. Takimi i tij i fundit në krye të stolit ishte disfata minimale 1-0 në transfertë ndaj AFC Wimbledon të shtunën. Menjëherë pas sfidës, tekniku shpjegoi se loja e ekipit u ndikua nga një infeksion viral që kishte prekur disa futbollistë gjatë udhëtimit.

Të lidhura

None found

Evatt kishte kaluar gjashtë sezone si futbollist te Blackpool, duke grumbulluar 254 ndeshje me fanellën e klubit. Ai ishte një nga lojtarët më me peshë të asaj gjenerate që arriti ngjitjen e paharrueshme nga niveli i tretë drejt Premier Ligës, duke qenë protagonist në dy finale suksesi të “play-off”-it që i hapën rrugën ekipit drejt elitës së futbollit anglez.

Gjatë sezonit të vetëm që Blackpool kaloi në Premier Ligë, Evatt ishte i pranishëm në çdo ndeshje. Megjithatë, edhe pse lidhja e tij me klubin ishte e fortë dhe historike, rezultatet e dobëta të arritura në periudhën e fundit sollën fundin e këtij bashkëpunimi.

“Blackpool Football Club konfirmon se Ian Evatt është liruar nga detyra e trajnerit kryesor pas 12 muajsh në këtë pozicion. Gjatë një karriere shumë të suksesshme si lojtar në Bloomfield Road, ai regjistroi mbi 250 paraqitje dhe luajti një rol thelbësor në ngritjen madhështore të klubit nga League One në Premier Ligë”, thuhej në njoftimin zyrtar të Blackpool.


Shtuar më 20.11.2026 12:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet giriş