Konflikti për borxhin përfundon me kërcënim me armë, në pranga 20-vjeçari, procedohet edhe babai
Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit në Gjirokastër kundërshtojnë rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 6 në 10 për qind, masë e parashikuar nga qeveria në paketën fiskale për vitin 2027.
Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, e konsiderojnë këtë vendim një barrë shtesë për aktivitetin ekonomik të bizneseve lokalë dhe një pengesë për zhvillimin e turizmit. “Kërkojmë që politika fiskale të marrë në konsideratë specifikat e sektorit të turizmit dhe rëndësinë që ai ka për ekonominë lokale në Gjirokastër”, shprehet Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë.
Dhoma e Tregtisë apelon për goditjen e evazionit fiskal në sektorin e turizmit dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve çka do të zbuste efektet negative të barrës fiskale për aktivitetet e sipërmarrjes Përfaqësues të bizneseve turistike shprehen se kjo rritje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostove të shërbimeve dhe çmimeve duke sjellë vështirësi për strukturat akomoduese, baret dhe restorantet.
Top Channel