Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 31-vjeçar për t’i marrë 600 mijë lekë, shumë të cilën pretendonte se ia kishte borxh.
Në pranga ka rënë Daniel Damz, ndërsa babai i tij, 45 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë të njëjtin person.
Operacioni i koduar “Pretendimi” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga 31-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Sipas policisë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.














