Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

    Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

    Ndërton dronë për ushtrinë e policinë, 15 shpikjet e shkencëtarit shqiptar në Britani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin
    Ekonomi

    Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

    November 20, 2026
    Screenshot

    Kompanitë e sigurimeve dhe ndërmjetësit e tyre do të përballen me detyrime të reja për informimin e klientëve, duke u kërkuar të shpjegojnë qartë jo vetëm rreziqet që mbulon një policë sigurimi, por edhe rastet kur kompania nuk paguan dëmshpërblim.

    Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri “Për sigurimin dhe risigurimin”, i cili është hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e konsumatorëve në tregun e sigurimeve.

    Sipas nenit 472, përpara lidhjes së kontratës, klientit duhet t’i jepet një dokument i standardizuar ku shpjegohen në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme kushtet kryesore të sigurimit.

    Dokumenti duhet të përmbajë informacion mbi rreziqet që mbulohen, shumën e sigurimit, përjashtimet nga dëmshpërblimi, mënyrën e pagesës së primit dhe detyrimet që duhet të përmbushë klienti.

    Për shembull, në rastin e sigurimit të një banese, konsumatori duhet të informohet paraprakisht nëse polica mbulon dëmet nga zjarri, përmbytjet apo tërmeti, si dhe cilat ngjarje përjashtohen nga mbulimi.

    E njëjta logjikë zbatohet edhe për sigurimet e automjeteve, shëndetit dhe produktet e tjera, sipas karakteristikave të kontratës përkatëse.

    Dokumenti i informacionit duhet të jetë i shkurtër, i qartë, lehtësisht i lexueshëm dhe në gjuhën shqipe për produktet e ofruara në Shqipëri, sipas kushteve të projektligjit.

    Ai duhet të shpjegojë gjithashtu çfarë detyrimesh ka klienti gjatë periudhës së sigurimit, çfarë duhet të bëjë kur kërkon dëmshpërblim dhe në cilat kushte mund të ndërpritet kontrata.

    Synimi është që qytetarët të mos njihen me kufizimet e policës vetëm pasi ka ndodhur dëmi dhe kompania refuzon pagesën, por të kenë informacionin e nevojshëm përpara se të vendosin ta blejnë sigurimin.

    Transparencë edhe për komisionet e ndërmjetësve

    Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si paguhen agjentët dhe brokerat që u shesin qytetarëve produkte sigurimi.

    Neni 471 parashikon që ndërmjetësi të informojë klientin nëse shpërblehet përmes një tarife të paguar drejtpërdrejt nga klienti, një komisioni të përfshirë në çmimin e policës apo formave të tjera të përfitimit ekonomik.

    Në rastet kur klienti paguan drejtpërdrejt për shërbimin e ndërmjetësimit, duhet t’i bëhet e ditur edhe shuma e pagesës ose mënyra e llogaritjes së saj.

    Ndërmjetësit duhet të deklarojnë gjithashtu nëse punojnë vetëm me një ose disa kompani të caktuara sigurimi dhe nëse kanë lidhje pronësie me shoqëritë, sipas kritereve të përcaktuara në projektligj.

    Këto kërkesa synojnë të rrisin transparencën dhe të kufizojnë konfliktet e interesit gjatë shitjes së produkteve të sigurimit.

    Projektligji vendos edhe një detyrim tjetër: produkti i sigurimit që i ofrohet klientit duhet të jetë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij.

    Kjo do të thotë se ndërmjetësi nuk duhet të kufizohet vetëm te shitja e policës, por duhet të sqarojë paraprakisht çfarë kërkon klienti dhe t’i japë informacion objektiv për produktin.

    Nëse ofrohet këshillim i personalizuar, ndërmjetësi duhet të shpjegojë përse kontrata e rekomanduar është e përshtatshme për nevojat e klientit.

    Ndryshimet janë pjesë e reformës së përgjithshme të tregut shqiptar të sigurimeve, e cila përfshin edhe rregulla të reja për kapitalin, administrimin e rrezikut dhe mbikëqyrjen e kompanive nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. /skyweb.al

    klientëve ligji siguracioneve transparencën
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

    November 20, 2026

    Tirana mikpret Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

    November 20, 2026

    Ndërton dronë për ushtrinë e policinë, 15 shpikjet e shkencëtarit shqiptar në Britani

    November 20, 2026

    Balla nis “Praninë Besnike” edhe në diasporë: Do të jemi pranë shqiptarëve kudo ku ndodhen

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.