Një histori e pazakontë që lidhet me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola po qarkullon në mediat franceze. Sipas raportimeve, futbollisti ka përjetuar një situatë të sikletshme gjatë takimit të tij të parë me një modele në një butik luksoz në Paris.
Vetëm gjatë 15 minutave, e reja dyshohet se kishte përzgjedhur produkte me vlerë totale prej 40 mijë eurosh. Por, kur erdhi momenti për të paguar, Barcola thuhet se kërkoi një justifikim për t’u larguar nga dyqani.
“Kam harruar portofolin në makinë, vij menjëherë”, mësohet të ketë thënë sulmuesi, përpara se të largohej. Sipas versionit të publikuar, futbollisti nuk u kthye më në butik, por u drejtua për në qendrën stërvitore, duke e lënë modelen të përballej e vetme me faturën e kripur në arkë.

