Nga Muçi te Rey Manaj e deri te Hysaj. Nations League nxori në pah lider të rinj tek ekipi përfaqësues, lojtar si Muçi, por dhe konfirmime të rëndësishme si Manaj dhe Hysaj. Paraqitja e tyre pozitive në Nations League tërhoqi edhe vëmendjen e mediave të huaja duke përfshirë lojtarët kuqezi në tregun e transferimeve. Sigurisht, një pjesë e mirë e lajmeve, si ai i të përditshmes spanjolle “Sport”, që lobon, për një rikthim të tij në La Liga, apo lajme që shkruajnë për një interesim të Man.United për Hysajn janë të pa baza dhe deri diku absurde.

Pppppp
Pppppp

Një tjetër lajm po kaq i bujshëm është edhe ai i bërë publik nga mediat turke të cilat flasim së fundmi për një interesim të Romës për yllin kuqezi, Ernest Muçi. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që emri i Muçit lidhjet me një transferim të mundshëm në Serie A, pasi më herët për të ka shfaqur interesim edhe ekipi i Napolit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto lajme morën një kthesë të fortë, në momentin kur presidenti i Trabzonspor bëri me dije se në drejtim të klubit kanë ardhur tre oferta konkrete, njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht për Muçin. As në këtë rast, ky lajm nuk gjen hapësira në Itali. Në asnjë media përtej Adriatikut nuk lakohet interesimi i Romës për futbollistin kuqezi.

Risi në këtë pikë janë dy detaje, e para lobimi i Mohamed Salah, me këtë të fundit që i ka sugjeruar ish ekipit të ri emrin e Muçit dhe e dyta, çmimi i ri që Trabzonspor kërkon për sulmuesin shqiptar. Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Trabzonspor nuk heq dorë nga Muçi pa marrë minimumi 22 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: