Mjaftistët zbulojnë regjimin!

Mjaftistët zbulojnë regjimin!

13:28, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas 14 viteve pushtet dhe majmje astronomike nga grabitjet, duket se klani i mjaftit në PS ka zbuluar atë çfarë kanë në kurriz shqiptarët sot e 14 vjet.

Erion Veliaj është kontributori kryesor në ndërtimin e sistemit kleptoktatik dhe autoritaris që kemi sot në Shqipëri.

Erion Veliaj nuk ka denoncuar kurrë korrupsionin, kapjen e të gjitha pushteteve dhe asgjesimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri sa kohë që ishte në funksione publike.

Më e rënda është se, Erion Veliaj, edhe sot qe gjende në qeli, me akuza për korrupsion etj, nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës si regjizorin dhe autorin kryesor të këtij sistemi që, është ngritur në vend, në të cilin siç e thamë, ai vetë është kontribues kryesor, por, merret me sulme ndaj rrethit të dytë e të tretë e regjimit.

Publiku duhet të dijë nga mjaftistët, Veliaj, Spiropali etj:

Pse nuk kanë denoncuar deri më sot këtë sistem, sa kohë që ishin pjesë e rëndësishme e tij?

Sot, pas 14 vitesh në pushtet e kuptuan ata se çfarë regjimi jemi? Apo pasi u përzunë nga oborri i pushtetit filluan të zgjohen?

Dhe pyetja më e rëndësishme që mjaftistët e kanë detyrim t’i përgjigjen publikut është: Përse Erion Veliaj nuk bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të denoncojë gjithë sa di për këtë pushtet?

Apo imjaftistëve nuk u intereson halli i shqiptarëve, por vetëm halli i tyre personal per te ruajtur pasurine qe i kane grabitur shqiptareve?

Më poshtë lexoni për zbavitje spërdredhjet e Erion Veliajt nga qelia e burgut të Fierit:

Znj. Balluku - Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion - kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime. Socialisti “me duar të lidhura”.

Erion Veliaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco