Më 26 nëntor, duke nisur nga ora 18:30, në Beograd do të hidhet shorti për kampionatin evropian të 21-vjeçarëve që për herë të parë mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Dy bashkëorganizatoret janë kualifikuar direkt në këtë kompeticion, që për kuqezinjtë është hera e parë në histori, ndërsa sipas detajeve në short Shqipëria dhe Serbia mund të ndeshen vetëm në finale.

Kampionati evropian për 21-vjeçarët do të mbahet nga 16 qershori deri më 3 korrik, ndërsa pjesmarrëse janë 16 përfaqësuese që pas shortit do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Vendet e para dhe të dyta do të kualifikohen në çerekfinale.

Referuar detajeve të shortit sipas UEFA-s, Serbia do të jetë e para në Grupin A dhe Shqipëria e dytë në Grupin B. Sipas rrugës së përcaktuar këto dy përfaqësuese mund të përballen vetëm në finale, që është vendosur të luhet në ‘Air Albania’ me 16 qershor. Kjo do të thotë se Shqipëria do t’i luajë të gjithë ndeshjet në territorin tonë, ndërsa Serbia do të vijë në Tiranë vetëm nëse arrin finalen.

16 përfaqësueset pjesmarrëse janë ndarë në katër vazo. Shqipëria dhe Serbia janë vendosur në vazon 4 para shortit dhe duke qenë se Serbia do të jetë në Grupin A1 dhe Shqipëria në grupin B1, në këto dy grupe nuk do të ketë përfaqësuese të tjera nga vazo 4.

Ndarja në vazo

Vazo 1
Spanja (Koeficienti 40,415)
Gjermania (39,670)
Anglia (39,248)
Portugalia (37,635)

Vazo 2
Francë (37,296)
Itali (35,886)
Holandë (33,441)
Kroaci (32,702)

Vazo 3
Polonia (32,649)
Greqia (31,642)
Finlanda (31,486)
Norvegjia (31,471)

Vazo 4
Belgjika (30.517)
Çekia (29.607)
Serbia (Pozicioni A1, 24.991)
Shqipëria (Pozicioni B1, 24.521)

Rruga drejt finales pas përfundimit të fazës së grupeve

Çerekfinalja 1: Fituesit Grupi A kundër Nënkapitullit Grupi C
Çerekfinalja 2: Fituesit Grupi C kundër Nënkapitullit Grupi A
Çerekfinalja 3: Fituesit Grupi B kundër Nënkapitullit Grupi D
Çerekfinalja 4: Fituesit Grupi D kundër Nënkapitullit Grupi B

Gjysmëfinalja 1: Fituesit Çerekfinalja 1 kundër Fituesve Çerekfinalja 2
Gjysmëfinalja 2: Fituesit Çerekfinalja 3 kundër Fituesve Çerekfinalja 4

Finalja: Fituesit Gjysmëfinalja 1 kundër Fituesve Gjysmëfinalja 2

Stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Euro U-21

Shqipëri
Arena Kombetare, Tirana
Arena e Demave, Tirana
Elbasan Arena, Elbasan
Stadium Loro Borici, Shkoder

Serbi
Beograd Stadium, Beograd
Backa Stadium, Backa Topola
Loznica Stadium, Loznica
Leskovac Stadium, Leskovac

Në cilat stadiume do të luajë Shqipëria?

Vetëm në çerekfinale nuk do të ketë ndeshje në ‘Air Albania’, që do të shërbejë për Shqipërinë U-21 në dy ndeshjet e para në grup. Bëhet fjalë për datat 16 qershor kur nis kompeticioni, si edhe 19 qershor.

Shqipëria do e luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë kjo e rezervuar më 22 qershor.