Francë, dyshime për përdhunim në grup, aktori Gérard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq nën hetim

20 Nëntor 2026 | 13:50

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim gjyqësor ndaj aktorit të njohur francez Gérard Depardieu dhe shkrimtarit Michel Houellebecq, pas një ankese të paraqitur nga një aktore, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit Thalasso, në vitin 2018.

Sipas BFMTV, Depardieu dyshohet për përdhunim në grup, ndërsa Houellebecq për bashkëpunim në përdhunim në grup dhe sulm seksual.

Në këtë çështje është përfshirë gjithashtu edhe regjisori i filmit, Guillaume Nicloux.

Ankesa lidhet me ngjarje të pretenduara gjatë periudhës së xhirimeve të filmit, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të verifikuar rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Deri më tani, ndaj asnjërit prej personave të përmendur nuk janë ngritur akuza zyrtare në lidhje me këtë çështje. Hetimi gjyqësor vijon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thirrur një takim urgjent me ministrat, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pas rënies së...
13:49 | 20/11/2026

Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Estonia do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë për të paktën gjashtë muaj, duke filluar nga 1 dhjetori, duke përmendur arsye sigurie, njoftoi të premten...
13:02 | 20/11/2026

Francë, Dominique de Villepin zyrtarizon vendimin e tij për të kandiduar për president

Dominique de Villepin, ish-kryeministër i Francës nën Jacques Chirac, zyrtarizoi sot në Paris vendimin e tij të shpallur prej kohësh për të kandiduar për president...
13:00 | 20/11/2026