Policia Rrugore e Shkodrës ka kryer monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar 3 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1374 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Konkretisht 41 masa për parakalime të gabuara, 411 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 19 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike, 34 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 16 masa për qarkullimin me xhama të errësuar, 628 masa për parkim ose qëndrim të gabuar, 199 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe në rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


