Verstappen: Nuk më intereson vendi i dytë në botërorin për pilotë, rëndësi ka vetëm…

20 Nëntor 2026
10:01
Telesport
back button

Max Verstappen ka vetëm një gjë në mendje: fitoren. Pikërisht për këtë arsye, katër herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të vendosë rekorde dhe ka aftësinë ta çojë Red Bull përpara edhe në momentet e tij më të vështira, duke e ndihmuar vazhdimisht skuadrën të dalë nga krizat teknike.

Edhe në këtë sezon sfidues të vitit 2026, holandezi ka siguruar tri fitore, gjë që i ka mundësuar të ngjitet në vendin e dytë në kampionatin e pilotëve, një arritje që dukej e pamundur pas tri garave të para të sezonit. Por për “Super Max”, të përfundosh i dyti do të thotë thjesht të jesh i pari mes të humburve.

“Për sa më përket mua, nuk ndjej asnjë kënaqësi duke përfunduar i dyti, i treti apo i katërti. Nuk jam këtu për këtë. Pasi ke fituar kampionate, ndoshta nuk të interesojnë më renditjet e tjera, askush nuk do ta vërë re. Dhe, sigurisht as unë, faktin që kam përfunduar i dyti,” komentoi Verstappen.

“Megjithatë, mund të jemi vërtet krenarë për përparimin që kemi bërë si skuadër. Mendoj se kjo është shumë më e rëndësishme sesa pozicioni ku e mbyllim kampionatin e pilotëve. Sigurisht, është më premtuese ta mbyllësh vitin në një formë më të mirë sesa e ke nisur, kjo është e sigurt”, tha holandezi.

“Por, e dimë gjithashtu se na duhen përmirësime të ndjeshme për të qenë konkurrues në vitin 2027,” shtoi ai. Mbajtja e vendit të dytë në me një avantazh prej 17 pikësh ndaj George Russell do t’i mundësonte holandezit të barazonte rekordin e Michael Schumacher për numrin e sezoneve radhazi (gjashtë) të përfunduara jo më poshtë se vendi i dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit