Një moment i pazakontë gjatë përshëndetjes mes kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, dhe homologut të saj malajzian, Anwar Ibrahim, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Kryeministrja japoneze u filmua duke nxjerrë gjuhën gjatë përshëndetjes.




Ngjarja ndodhi përpara Samitit të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të mbajtur në Shenzhen të Kinës.

Gjatë takimit, Ibrahim përshëndeti homologen japoneze duke bashkuar pëllëmbët e duarve, një gjest tradicional respekti në disa vende aziatike.

Takaichi u përpoq t'ia kthente përshëndetjen, por për një moment i ngatërroi duart, duke i vendosur në mënyrë të kryqëzuar.

Pas këtij momenti, kryeministrja japoneze buzëqeshi, ktheu pak kokën dhe nxori shkurtimisht gjuhën, një reagim spontan që u kap nga kamerat.

Videoja u shpërnda në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme.

Disa përdorues e konsideruan gjestin e Takaichit si një reagim natyral dhe humoristik, ndërsa të tjerë e kritikuan si të papërshtatshëm për një takim diplomatik të nivelit të lartë. /Telegrafi/