Ky është momenti kur një 25 vjeçar prangoset në flagrancë nga policia, pasi tentoi të mashtronte një biznesmen duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash. Përmes aplikacionit Signal, duke pretenduar se ishte kryeministri i vendit, 25-vjeccari i kishte kërkuar ndërtuesit 54-vjeçar 1 milion euro dhe i kishte thënë se do dërgonte dikë për të marrë paratë. Pasi kishte kuptuar mashtrimin, biznesmeni bëri kallëzimin në polici dhe bashkëpunoi për arrestimin e të riut.