Mijëra banorë në Mat pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar

Mijëra banorë të njësive administrative Ulëz e Baz në Bashkinë e Matit janë pa furnizim me energji elektrike që prej orës 20:00 të së enjtes.
Shkak mësohet të jetë një kabinë elektrike që ndodhet pranë Hidrocentralit të Ulzës.
Banorët deklarojnë se prej mbrëmjes së kaluar nuk është rikthyer energjia elektrike duke bërë që pasojat të jenë të mëdha jo vetëm për abonenët familjar por edhe bizneset.
Banorët fajësojnë Kompaninë KURUM e cila sipas tyre nuk po bën zëvendësimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Problemet sipas banorëve kanë nisur që kur HEC-et Ulëz e Shkopet u privatizuan nga kompania turke KURUM.
Probleme me energjinë elektrike si pasojë e erës së fortë mbrëmjen e kaluar ka patur edhe në qytetin e Burreli por dhe shumë zona të Qarkut Dibër, si pasojë e shembjes së shtyllave rrymëpërcjellëse.




