Skënderbeu ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Egnatias, pasi Lagonidis shënoi në minutën e dytë të ndeshjes.
Sfida është e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit Abissnet Superiore dhe zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”.
Të lidhura
None found
Arbitër i takimit është Olsion Yzeiraj.
Formacionet zyrtare: Skënderbeu me Dobjanin; Amadou, Lagonidis, Shaqe, Shkëmbi, Janaqi, Drame, Braga, Zenullari, Nasr, Bismark, nën drejtimin e trajnerit Gentian Liço.
Egnatia me Tandilashvili, Smajli, Bitri, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Lukili, Montenegro, Hoxha, me trajner Nevil Dede.
Në minutën e parë, topi i parë u shkelmua dhe ndeshja Skënderbeu – Egnatia nisi zyrtarisht.
Vetëm një minutë më vonë, në të dytën, Skënderbeu gjeti golin: Lagonidis dërgoi topin në rrjetë dhe i dha vendasve avantazhin.




