Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për të shpëtuar të birin, i cili ishte afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një demi të tërbuar.
Ngjarja u regjistrua më 15 nëntor në San Martin de Loba, në rajonin Bolivar të Kolumbisë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur gruaja, me një shkop druri në dorë, vrapon drejt arenës, ku djali i saj, nën ndikimin e alkoolit, ndodhej pranë kafshës.
#HEROÍNA 👏 Madre valiente expuso su propia vida para salvar la de su hijo durante las innecesarias corralejas del mpio San Martín de Loba (Bolívar), luego de ingresar al ruedo para rescatarlo cuando este se encontraba en evidente estado de embriaguez frente a uno imponente toro.
El angustioso momento ocurrió el pasado domingo 15NOV y quedó registrado en un video que rápidamente se volvió viral en varias redes sociales, donde se observa a la mujer entrar sin dudarlo a la arena para sacar al joven y evitar que fuera embestido por el animal.
Aunque la reacción generó cientos de comentarios destacando el instinto de protección y el amor incondicional de una madre, al tiempo se reabrió el debate sobre el grave riesgo que representa ingresar a estos bochornosos espectáculos bajo los efectos del alcohol.
— Colombia Oscura – Horus (@horusperegrinus) November 17, 2026
Pa u menduar gjatë, ajo i afrohet të birit, e kap për dore dhe e largon nga arena, ndërsa demi vazhdonte të lëvizte rreth tyre. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për reagimin e menjëhershëm të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportua për persona të lënduar.
