Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente
Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që do të përfitojnë nga TVSH-ja e reduktuar. Në listë janë shtuar uji, produktet e higjienës personale menstruale dhe produktet e higjienës për fëmijët.
Gjatë diskutimeve në komision nuk kanë munguar debatet mes deputetëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, veçanërisht për përfshirjen e ujit në këtë kategori. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që trajtimi me TVSH të reduktuar të përfshijë edhe ujin e ambalazhuar, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e lehtësive fiskale për produktet higjienike të grave dhe fëmijëve.
Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, bëri të ditur se qëndrimi i Këshillit të Ministrave nuk ishte dakord me propozimin e deputetit Kadeli, duke argumentuar se ndryshimet duhet të jenë në përputhje me direktivat përkatëse.
Pas miratimit në komision, ndryshimet do t’i kalojnë Kuvendit, ku do të votohen përfundimisht.
Debati u përqendrua te propozimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili kërkoi që uji i ambalazhuar të trajtohet si produkt bazë, duke argumentuar se është një domosdoshmëri për konsumatorët. Ai kërkoi gjithashtu që në listën e produkteve me TVSH të reduktuar të përfshihen edhe produktet e higjienës menstruale dhe pelenat për fëmijët.
Zëvendësministri Yzeiraj u shpreh kundër propozimit për ujin, ndërsa deputetët e tjerë diskutuan mbi kriteret e përcaktimit të produkteve që do të përfitojnë nga lehtësimi fiskal.
Deklaratat e plota në Komisionin e Ekonomisë:
Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave: “Qëndrimi i Këshillit të Ministrave nuk është dakord me propozimin e z. Kadeli. Legjislacioni aktual nuk është në drejtim me direktivën. Në lidhje me produktet e shportës, kemi sjellë një listë me 54 produkte. Në lidhje me ujin, duhet parë synimi politik i qeverisë. Ne po përpiqemi që, me investimet në rrjet, ta përfshijmë atje. Sovrani jeni ju, ju e vendosni në fund.”
Erion Braçe, deputet i PS: “Mbushni një gotë ujë në rubinet dhe ta sillni për mua. Ju me plot të drejtë thoni se nuk është në përputhje me direktivën TVSH-ja për projektimin në sport. Çfarë thotë direktiva për ndërtimin? Çdo familje pi këtë ujë, jo atë tjetrin. Ndërtimin e këtyre veprave e kemi çliruar nga TVSH-ja dhe kjo të trajtohet njësoj. Për respekt, pas asaj që the, mos e pi. Jemi në këtë vend për të nxitur investimet private në sport, normalisht bën sens propozimi që bën Kadeli. Nëse ne kemi ndërmarrë një nismë për të ulur koston e jetesës sa u takon ushqimeve, ne nuk po propozojmë birrën, rakinë, por ujin që është i domosdoshëm. Është e detyrueshme për një individ 2 litra në ditë. Dhe duke ndjekur këtë logjikë thamë që uji i fabrikuar të trajtohet me 6%. Me këtë ujin e çezmës as gatuan njeri, as e pi, përveç atyre të varfërve që s’kanë asgjë. E fundit, me aditivët ushqimorë. Në rast se kam dëgjuar si aditiv vaj palme, qumështi pluhur, kjo listë e humb funksionin. Po kërkoj shprehimisht t’ju bëni me dije edhe listën e produkteve që keni miratuar me VKM. Çfarë kuptimi ka që ne të trajtojmë ushqimet për fëmijët e porsalindur dhe s’bëjmë gjënë më elementare, pelenat? Kam 4 vite që kërkoj paketën higjienosanitare për vajzat. Për 28 milionë lekë për 4 vjet që thoni jo, ndërkohë që jeni vetë vajza e gra që janë studente, shkojnë në shkollë dhe, përveç shpenzimeve të tjera, kanë edhe këto.”
Edmond Haxhinasto, deputet i Partisë së Lirisë: “Mbi çfarë kriteresh do të bëhet lista? Sa mundësi kemi ne që të vendosim kritere? A e kemi mundësinë ne që të ndryshojmë?”
Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit: “Në ligj ia kemi lënë Këshillit të Ministrave.”
Briseida Cakërri, deputete e PS: “Uji është një shpenzim i vogël, por ndihet në të ardhurat e pakta. Produktet për gratë, jeni konciz, z. Braçe.”
Eno Bozdo, deputet i PD: “Për çështjen e ujit, ky ujë kushton shumë për disa. E vërteta është që të flasësh për ushqimet dhe jo për ujin nuk ka sens.”
Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit: “Edhe Kombet e Bashkuara dhe BE-ja bëjnë një diferencim për ujin. Pamë edhe TVSH-në e ujit për vendet e Ballkanit Perëndimor, është e ndryshme në vende të ndryshme: Maqedonia e Veriut 5%, Kosova 8%, Serbia 10% etj. U konsultuam me shumë dokumente.
Propozimi i z. Kadeli, një pjesë ne e kemi të miratuar. Shpenzimet për projektim me subjektet me karakter sportiv zënë 5-15%. Për efektin e ujit shohim që është shumë i ulët.”
Me miratimin e ndryshimeve në komision, projektligji vijon procedurën parlamentare dhe pritet të shqyrtohet në seancë plenare për votimin përfundimtar.
Pjesë nga diskutimet në Komisionin e Ekonomisë:
Përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë: Biznesin e vogël me 14 mln lekë e mbulon akti. Biznesi ka më pak rezerva për të përballuar një goditje. Sigurimi paguan i pari, shteti paguan pjesën e mbetur dhe kërkon shumën nga përgjegjësi. Deri më 16 nëntor, vlera që 125 biznese pretendojnë është 3.59 mln euro.
Milva Ekonomi: Ta kalojmë këtë akt normativ. Është emergjente t’u vijmë në ndihmë bizneseve.
Erjon Braçe: Po dëmin që kanë shkaktuar në institucionet publike, kush do ta paguajë dhe si do të kompensohen institucionet publike? Përshembull ndërmarrja e rrugëve, me ndriçimin, mirëmbajtjen, fjala bie, dëmi që i është shkaktuar gjithë rrjetit rrugor, ndërmarrja e grumbullimit të mbetjeve dhe ai shumë i madhi dëmi i shkaktuar.
Këto biznese që kanë thënë shumë mirë, na i bënë, kanë aplikuar dhe a do të klasifikohen për dëmshpërblim? Nuk e kuptoj çfarë duan te dera e Kuvendit. Po të duan të hyjnë, po kuptuan gjë në komision, le të vijnë. Ka mekanizëm për këta që të shlyejnë dëmet e shkaktuara këta.
Igli Cara: Është një akt i sjellë për bizneset e dëmtuara. Kompensimi është në vetvete një synim i ligjshëm, çdo pronë që dëmtohet duhet të kompensohet. Problemi qëndron në mënyrën se si sillet, duhet të sillej sipas nenit 101. Kërkoni që të paguajnë ata që dëmtuan. Nuk kuptoj, është gjithmonë i njëjti standard. Po kur dëmtohet buxheti i shtetit me miliarda, kush e ka kompensuar? Po në rastet kur kemi përmbytje, pse nuk u shqetësua kaq shumë qeveria dhe të dëmshpërblejë përmbytjet? E drejta e protestës është legjitime. Po në rastin e dëmtimeve shëndetësore të protestuesve nga dhuna, si këmbë të thyera, brinjë të thyera, sy të dëmtuar, pse nuk bën akt normativ?
Erjon Braçe: Ka paguar qeveria.
Igli Cara: Jo vetëm një rast, ka shumë raste.
Erjon Braçe: Mos ndërhyni.
Igli Cara: Ju po ndërhyni në fjalën time. Pse nuk është i njëjti standard edhe për dëmet e përmbytjeve? Nuk flasin kolegët për miliona euro dëme, por edhe për dëmet në buxhetin e shtetit të provuara nga KLSH-ja, nuk mban njeri përgjegjësi. Qeveria e Ramës kërkon para tek kundërshtarët. Nuk mund të penalizojmë dhe trembim protestuesit.
Shqetësimi është dëmi i madh nga keqqeverisja, varfëria, pamundësia e pensionistëve për të mbyllur muajin.
Pse me dy standarde? Kjo është pyetja. Durrësi ndër vite s’ka marrë lekët.
Erjon Braçe: Pse s’e bëre pyetjen kur ishte ministri i Financave?
Ti vrave njerëzit aty.
Igli Cara: Po flas për ato që ndodhin, z. Braçe. Shqiptarët po pakësohen.
Milva Ekonomi: Më pak se 10 vite më parë, z. Cara.
Igli Cara: Çdo gjë që keni bërë në 13 vite doni ta kanalizoni me protestën. Dëmin shëndetësor që u keni shkaktuar protestuesve, do të ketë ndonjë akt normativ? Dëmi shëndetësor i pariparueshëm dhe atij që theu këmbën i pariparueshëm.
Milva Ekonomi: Edhe të atyre policëve gjithashtu.
Përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë: Është bërë një vlerësim paraprak dhe ka rezultuar i përafërt me kërkesat e bizneseve. Buxheti do të alokohet me VKM, mendohet nga fondi rezervë. Për dëmin e institucioneve publike, ky akt normativ është specifik për bizneset e vogla. Sepse dëmi është i madh dhe i vazhdueshëm për bizneset. Për ata te Rruga e Durrësit që pyetët, do të verifikohen dhe do të merret një vendim.
MEI e ka miratuar udhëzimin, Drejtoria e Tatimeve ka vazhduar me procesin. Ne merremi me inventarin që kanë qenë që në 2025. Ankimimet në bazë të rasteve.
Për organizatorin vendos gjykata, jo ministria.
Përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë: Arsyeja lidhet jo vetëm me biznesin, por edhe me urgjencën që kanë.
Milva Ekonomi: Nuk keni një përgjigje për institucionet publike dhe ato kanë një NIPT.
Përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë: Ne po merremi vetëm me dëmet e bizneseve. Për këtë duhet të merret Avokatura e Shtetit.
Erjon Braçe: Në vend ka pasur protesta gjithmonë dhe ajo që ka bërë diferencën ka qenë dhuna. Dhuna nuk është protestë, nuk ka lidhje, edhe pse mund ta shfrytëzojë për t’u shitur si e tillë. Dënohet si dhunë. Më vjen mirë që kemi një akt të tillë.
Nuk e pranoj logjikën tuaj sa i takon infrastrukturës publike, institucioneve publike. Është cenuar rendi publik, nuk mund të paguajë bashkia për çdo gjë. Veproni njëlloj dhe për ndërmarrjet private, edhe për ato publike. Shërbimi i pastrimit është jetik. Duhet të rikuperohet, nuk mund të presim pafund.
Siç përdorni fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjet, duhet ta përdorni dhe për institucionet publike.
A janë evidentuar njerëzit që kanë shkaktuar dëmet dhe a ka filluar të funksionojë ky parim, kush dëmton paguan, dhe në rast se po, çfarë shifrash kemi? Kjo bën diferencën mes protestës dhe dhunës. Po fus në rrugën e ligjit dhunuesit, jo protestuesit.
Në këtë vend janë vrarë njerëz, i pushkatoi ai me urdhër nga godina përballë dhe ka që nga 2011-a, 15 vjet rresht, që s’mban përgjegjësi njeri, se këtu dhuna ngatërrohet. Nuk mund të jetë kështu. Akte kot mos sillni, por bëjini të veprojnë siç duhet. Ligjëroni parimin: dhunuesi paguan.
Top Channel