Sipas mediave iraniane, autoritetet kanë nisur të kufizojnë sasinë e bukës së subvencionuar që mund të blejnë familjet në të paktën tri provinca të vendit. Pasi të shterojë kuota mujore, qytetarët duhet të paguajnë një çmim rreth 5.5 herë më të lartë.

Zyrtarët kanë dhënë shpjegime kundërthënëse për këtë masë, e cila ka nxitur kritika nga ekonomistët, por edhe nga mediat që mbështesin linjën e ashpër të pushtetit iranian.


Skema e Ministrisë së Brendshme, e quajtur “menaxhimi i blerjes së bukës”, është aktivizuar përmes pajisjeve për pagesa me kartë në furrat e bukës në provincat Markazi, Khuzestan dhe Zanjan. /Evropa e Lire