Pas akuzave për shantazh nga Spiropali, kreu i Tatimeve Binaj: Në firmat e deputetes u konstatuan shkelje, dosjet i kaluan prokurorisë

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas sulmeve publike të deputetes Elisa Spiropali, e cila të enjten në mbrëmje e akuzoi atë se ishte vendosur në këtë post nga Belinda Balluku dhe se po ushtronte trysni mbi aktivitetet ekonomike të familjes së saj.

Binaj shpjegon se u rikthye në Shqipëri pas disa vitesh punë në Shtetet e Bashkuara, ku ishte marrë me auditim financiar, me qëllimin për të kontribuar për vendin e tij. Ai hedh poshtë çdo pretendim për raporte personale me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se kontaktet e vetme kanë qenë në kuadër të detyrës dhe në mjedise publike.

Të lidhura

None found

Sipas tij, që nga momenti kur mori telefonatën e ministrit të Financave më 23 shtator 2024, nuk e ka takuar kurrë Ballukun në mënyrë private, por vetëm gjatë takimeve zyrtare të lidhura me funksionin e tij.

Kreu i Administratës Tatimore pretendon se institucioni që ai drejton është përballur me presion të kundërligjshëm nga deputetja Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pikërisht për shkak të kontrolleve që u janë bërë bizneseve të tyre familjare. Ai nënvizon se sulmi i fundit publik nuk është rasti i parë i një sjelljeje të tillë.

Binaj sqaron se inspektimet në fushën e ndërtimit janë pjesë e planeve strategjike dhe operative të Tatimeve, të hartuara për të rritur arkëtimin e të ardhurave dhe për të goditur evazionin fiskal. Midis subjekteve të audituara, sipas tij, kanë qenë edhe sipërmarrje që lidhen me familjen e Spiropalit.

Ai tregon se gjetjet e inspektimeve nuk janë pritur mirë nga deputetja dhe bashkëshorti i saj, të cilët kanë kërcënuar inspektorët tatimorë, madje edhe anëtarët e familjeve të tyre. Për këtë, Binaj thotë se ekzistojnë prova të verifikueshme dhe kallëzime të depozituara në organet ligjzbatuese, ndërsa e gjithë procedura është e dokumentuar dhe rezultatet e inspektimit janë shumë shqetësuese.

Ai shton se kontrollet kanë zbuluar dyshime të bazuara për evazion tatimor në shkallë të gjerë. Për këtë arsye, dosjet po i dërgohen autoriteteve të ndjekjes penale për veprime të mëtejshme, duke theksuar se procedurat janë ndjekur në të njëjtën mënyrë si për çdo tatimpagues tjetër që dyshohet për shkelje.

Në fund të reagimit të tij, drejtori i Tatimeve i bën thirrje Spiropalit që të mos e përmendë më emrin e tij, duke u shprehur se është një nëpunës shteti jashtë politikës dhe nuk do të lejojë që dinjiteti i tij apo i familjes së tij të cenohet për shkak të detyrës që mban.

Binaj i rikujton deputetes se, si ish-drejtore e Doganave, ajo duhet ta dijë mirë se presioni dhe frikësimi ndaj administratës publike përbëjnë shkelje të rënda si nga pikëpamja etike, ashtu edhe ajo ligjore.


Shtuar më 20.11.2026 17:27

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet