Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

20 Nëntor 2026 | 17:32

Një video-call me nipin që jeton larg. Një mesazh nga gjyshja që pyet nëse ke ngrënë. Një video në Instagram a TikTok, që duhet parë patjetër apo një story që nuk pret.

Mund të mos ndjekim të njëjtat trende. Telefonin mund të mos e përdorim për të njëjtat arsye. Por diçka që na bashkon, pavarësisht moshës është dëshira për të qenë pranë njerëzve tanë.

Për gjyshërit, një telefonatë nga nipërit mund të jetë momenti më i bukur i ditës. Për të rinjtë, interneti është hapësira ku komunikojnë, ndjekin pasionet dhe zbulojnë mundësi të reja.

Dy breza, zakone të ndryshme, por e njëjta nevojë për të qëndruar të lidhur.

Pikërisht për këtë, prej 5 tetorit 2026, Vodafone Albania ka prezantuar oferta të dedikuara për pensionistët dhe të rinjtë, të përshtatura me nevojat e secilit brez.

Cilat janë planet tarifore për klientët 62+? Vodafone Care, me parapagesë prej 900 lekësh, ofron 100 minuta kombëtare, 1 GB internet dhe 5 GB shtesë për të dielat, me vlefshmëri 30-ditore. Ndërsa Vodafone Next Care, me paspagesë prej 800 lekësh në muaj, përfshin 500 minuta kombëtare, 500 SMS, 1 GB internet dhe 5 GB për të dielat, me kontratë 12 ose 24-mujore.

Po për të rinjtë që nuk e njohin butonin “pause”?

Cilat janë përfitimet e grupmoshës 18 – 25 vjeç? Vodafone Albani sjell Vodafone Boost, që u mundëson klientëve me parapagesë internet pa limit falas, dy herë në muaj, për nga pesë orë secili aktivizim. Dhe Vodafone PowerUp, që u ofron klientëve me plane hibride 2 GB internet shtesë falas çdo muaj. Të dyja aktivizohen përmes aplikacionit My Vodafone.

Me këto oferta, Vodafone Albania synon ta bëjë komunikimin digjital më të aksesueshëm për breza me nevoja të ndryshme.

Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH-në. Informacioni i plotë mbi kushtet dhe aktivizimin gjendet në dyqanet dhe kanalet zyrtare të Vodafone Albania.

Nuk ka rëndësi nëse je 20 apo 70 vjeç. Komunikimi, sipas nevojave, është gjithmonë i garantuar, nga Vodafone Albania. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj reagon pas akuzave të Spiropalit

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj përmes një postimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve ka reaguar lidhur me akuzat e hedhura nga...
16:42 | 20/11/2026

Drejtoria e Burgjeve jep detaje për konsultat mjekësore të Veliajt: Më 23 nëntor është planifikuar ndërhyrja kirurgjikale

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar një deklaratë sqaruese lidhur me gjendjen shëndetësore, trajtimin mjekësor dhe procedurat e sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, i...
16:28 | 20/11/2026

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt...
15:50 | 20/11/2026