“Është ilaçi im”, Valbona Ostreni përlotet në studio, zbulon sekretin e 5 viteve bashkëjetesë

Këngëtarja dhe aktorja Valbona Ostreni ishte e ftuar këtë të premte në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës.
Gjatë intervistës, Ostreni foli për marrëdhënien e saj me partnerin Eri, me të cilin prej pesë vitesh ndan jetën dhe pasionin për muzikën.
Ajo u shpreh se bashkëjetesa kërkon tolerancë dhe mirëkuptim nga të dyja palët, ndërsa e cilësoi partnerin si dashurinë e jetës së saj
Ostreni, e emocionuar i bëri edhe një dedikim partnerit nga studio e Vizion Plus.
“Të dua, je ilaçi i jetës sime”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Ostreni: Bashkëjetesa funksionon nga të dy dhe të dy duhet të tolerojnë dhe të shtërngojnë. Ne jemi muzikantë të dy. Bëjmë muzikë bashkë.
Fjodora Fjora: Pra, punoni bashkë?
Ostreni: Po. Është dashuria e jetës sime.
Fjodora Fjora: Pra, je e lumtur?
Ostreni: Po. Kam 5 vite.
Fjodora Fjora: Si e kuptove që është i duhuri?
Ostreni: Kur të sheh në sy dhe pa folur, flet shumë. S’kam folur asnjëherë për Erin dhe u preka tani. Të dua, Eri. Eri është artist. Ka të bëjë familja. Vjen nga një familje shumë e mirë, artiste. Është ilaçi im. Në këto pesë vite që jam me Erin, kam bërë shumë filma. Këndoj rregullisht, ngrihem nga gjumi me qejf, gatuaj me qejf, bëj plane me qejf.
/vizionplus.tv




