• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

by A. Q
20/11/2026 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Beograd, formimin e institucioneve të reja dhe pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria e re, e dalë nga fitorja e listës studentore.

Në një intervistë për emisionin “Ditari i Pasdites” në A2CNN nga Pandi Gjata, Memeti tregoi për eksperiencën e tij të parë si deputet, duke e cilësuar hyrjen në Kuvendin e Serbisë si një përvojë të veçantë dhe impresionuese.

“Ka qenë debat i stërzgjatur, siç e ceka, tre ditë të lodhshme, mirëpo debat i stërshterur, debat koti, vetëm e vetëm për të prolonguar votimin e kryetarit të ri të Kuvendit”, u shpreh Memeti.

Memeti theksoi se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të ulen në tryezën e dialogut me qeverinë e re, por pa hequr dorë nga kërkesat e tyre të vazhdueshme.

“Ne e kemi një platformë, e kemi nënshkruar si koalicion shqiptar dhe asaj platforme i qëndrojmë mbrapa. Jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë, të bashkëpunojmë, deri diku, për qëllimet dhe të drejtat që kërkojmë prej një kohe të gjatë”, deklaroi deputeti shqiptar.

Sa i përket premtimeve të listës studentore për përmirësimin e të drejtave të pakicave në fushën e gjuhës, arsimit, kulturës dhe informimit, Memeti u shpreh se deri më tani bëhet fjalë për deklarata të përgjithshme dhe jo për angazhime konkrete.

Ai vuri në dukje se në listën studentore janë përfaqësuar disa komunitete pakicë, ndërsa shqiptarët nuk kanë pasur përfaqësues.

“Duhet të jemi pak optimistë, mirëpo edhe të rrimë me këmbë në tokë, të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt dhe ditët në vijim”, tha Memeti.

Deputeti shqiptar komentoi edhe praninë e Aleksandër Vuçiçit në Parlamentin e Serbisë, pas 14 vitesh në pushtet, duke u shprehur se kishte pritur tërheqjen e tij nga politika parlamentare. Sipas Memetit, prania e Vuçiçit në Kuvend ka ndikuar edhe në zgjatjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Unë mendoj se disa prokurorë, të cilët e kanë kryer punën e tyre me dinjitet, pas humbjes së Aleksandër Vuçiçit tashmë i kanë duart më të lira dhe janë duke e kryer punën aty ku ua kishte ndaluar partia e Aleksandër Vuçiçit”, u shpreh ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

November 20, 2026
A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë apo Kosovë?

November 20, 2026
Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!

Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!

November 20, 2026
9 Maji, historia e Ditës së Europës dhe rruga drejt Bashkimit Europian

Integrimi i Shqipërisë/ BE merr vendimin, e ul në 10 vite periudhën e provës: Nëse shkelin shtetin ligjor, do të ndëshkohen!

November 20, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

U pickua nga grerëza teksa po hante ëmbëlsirë në lokal në Itali, shqiptari përfundon në spital!

November 20, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Integrimi evropian nuk është tepsi me pilaf, as tepsi me pushtet

November 20, 2026
Marok/ Grupi francez rilançon projektin e karburantit sintetik prej 4,5 miliardë eurosh në Dakhla!

Marok/ Grupi francez rilançon projektin e karburantit sintetik prej 4,5 miliardë eurosh në Dakhla!

November 20, 2026
“Do prishej ekuilibri në Ballkan”- Shqipëria në BE para Serbisë? Gazetari maqedonas: I gjithë rajoni duhet të anëtarësohet së bashku (VIDEO)

“Do prishej ekuilibri në Ballkan”- Shqipëria në BE para Serbisë? Gazetari maqedonas: I gjithë rajoni duhet të anëtarësohet së bashku (VIDEO)

November 20, 2026
Kreu i AMP-së vizitë zyrtare në Athinë, Klevis Qose takohet me homologun grek në prani të OSBE-së

Kreu i AMP-së vizitë zyrtare në Athinë, Klevis Qose takohet me homologun grek në prani të OSBE-së

November 20, 2026
Bashkimi i rremë; pse e dëmton më shumë opozitën!

Bashkimi i rremë; pse e dëmton më shumë opozitën!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In