Kompania ndërkombëtare e teknologjisë Uklon ka nisur zgjerimin e aktivitetit të saj në Shqipëri. E themeluar në Ukrainë më shumë se 16 vite më parë, kompania ofron përmes aplikacionit një shërbim digjital për rezervimin e udhëtimeve me taksi dhe operon tashmë në disa tregje ndërkombëtare. Eshtë kompani nderkombetare teknologjie qe ofron nje sherbim digjital per rezervimin e udhetimeve me taksi permes aplikacionit.
Për hyrjen në tregun shqiptar, Uklon planifikon të investojë rreth 15 milionë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. Kompania synon të zhvillojë shërbimin dhe të krijojë mundësi të reja në tregun vendas.
Nisja e aktivitetit në Shqipëri shënon një etapë të re në zgjerimin ndërkombëtar të Uklon, ndërsa planet për investime afatgjata e vendosin tregun shqiptar në fokus të zhvillimit të saj rajonal.
Kjo është kompania me korrekte dhe me e sigurtë që ka hyrë në Shqipëri në këtë fushë.