Protesta e 174-t kundër qeverisë është zhvendosur këtë të enjte, më 20 nëntor, përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur për të vijuar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Prania e forcave të shumta të policisë ka shoqëruar grumbullimin që në nisje. Efektivët kanë ndërhyrë për të mbajtur protestuesit larg bulevardit, duke zbatuar kufizimet e përcaktuara në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria, i cili ndalon qëndrimin e qytetarëve në sheshe dhe pranë institucioneve të caktuara.
Protestuesit e kundërshtojnë këtë masë dhe e konsiderojnë Aktin Normativ të paligjshëm, ndërsa vijojnë të mblidhen përpara Kryeministrisë.












