Sport

Skënderbeu surprizon Egnatian, në mbrëmje vjen derbi i veçantë i “Daja-ve”!

Skënderbeu ka mbyllur me fitore 1-0 përballjen ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias në Abissnet Superiore, duke kaluar herët në avantazh me golin e Georgios Lagonidis në minutën e 2-të dhe duke e ruajtur epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.

Një ndeshje e luftuar dhe me episode vendimtare, ku u regjistrua edhe kartoni i kuq për kapitenin Aleksi në mbyllje të pjesës së parë, por korçarët ia dolën ta çonin takimin deri në fund me portën e paprekur.

Klasifikimi i përkohshëm

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 17 pikë, po aq sa Dinamo City, por me një ndeshje më shumë. Nga ana tjetër, Egnatia ruan kreun e renditjes me 27 pikë, pavarësisht humbjes në Korçë.

Në orën 18:30 vjen derbi AF Elbasani – Dinamo City

Vëmendja e kampionatit zhvendoset tani në orën 18:30 te ndeshja mes AF Elbasanit (vendi i 6-të, 14 pikë) dhe Dinamo City-t (vendi i 4-t, 17 pikë). Përveç peshës së pikëve në zonën e sipërme, sfida sjell edhe një përballje të veçantë familjare në pankina mes trajnerit të AF Elbasanit, Glen Daja, dhe trajnerit të Dinamo City-t, Ilir Daja – një derbi “babë e bir” që i shton edhe më shumë interes mbrëmjes së Abissnet Superiore.

LEXO EDHE: FSHF nuk i kursen gjobat, e pësojnë Vllaznia, Skënderbeu dhe Flamurtari