Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, po marshojnë rrugëve të Tiranës.
Në krye të marshimit qëndron flamurtari, që udhëheq qytetarët.
Protestuesit thërrasin në kor “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Ndërkaq, policia po i ndjek nga mbrapa edhe në marshim.
