Klevis Qose në Athinë, takim me homologun grek Ioannis Dimitrakopoulos, drejt marrëveshjes dypalëshe mes AMP dhe autoriteteve greke

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Gjeneral Brigade Ioannis Dimitrakopoulos, në praninë e përfaqësuesve të OSBE-së.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional mes dy vendeve dhe konkretizimi i një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet agjencive homologe.

Bashkëpunimi synon rritjen e efektivitetit në parandalimin, identifikimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, si dhe forcimin e integritetit dhe standardeve profesionale në strukturat ligjzbatuese.

Takimi në Athinë përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e mbikëqyrjes policore, transparencës dhe forcimit të mekanizmave të kontrollit institucional.

Në këtë proces, AMP synon të thellojë marrëdhëniet me institucionet homologe dhe të rrisë kapacitetet në funksion të ligjshmërisë dhe integritetit në radhët e strukturave të zbatimit të ligjit.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri