Ikën Besmir Beja, Fation Shehu emërohet drejtori i ri i doganave

Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për tu kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e premte emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.

Me një karrierë të ndërtuar në strukturat doganore, Shehu sjell përvojën e tij në luftën kundër kontrabandës, informalitetit dhe forcimin e kontrolleve doganore.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri