Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Kryeministri, fokusi te lokalet e 9 majit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe organizimi elektoral i Partisë Socialiste në prag të këtij procesi.

Gjatë takimit është diskutuar për intensifikimin e punës në terren, forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e komunikimit me qytetarët, me synim përgatitjen e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Takimi vjen në kuadër të nisjes së angazhimeve organizative të PS-së për procesin elektoral të vitit 2027.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri