Niko Peleshi nga Korça: “Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd, por mund të marr vetëm subjektin e asaj që u parashtrua dhe që ka lidhje me meritokracinë, për të cilën, pa hezituar dhe pa e fshehur, do të thosha që ngelet një sfidë. Nuk mund të themi që ja kemi dalë 100% për të patur një administratë totalisht meritokratike, ashtu si kundër duhet thënë që janë bërë hapa të guximshëm dhe të mëdhenj për të depolitizuar, për të hequr duart 100% nga disa sektorë shumë të rëndësishëm dhe shumë delikatë, siç është për shembull arsimi.”