Bota
Samiti në Kinë, Trump: Vizita më e suksesshme në histori, kam marrëdhënie fantastike me Putinin dhe Xi Jinping

Presidenti Donald Trump ka mbajtur një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku ka folur për rezultatet e samitit trepalësh në Kinë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.
Trump e cilësoi vizitën në Kinë si një nga më të suksesshmet në historinë e presidencës amerikane.
“Jemi kthyer nga një prej vizitave presidenciale më të suksesshme të të gjitha kohërave në historinë amerikane, kudo në botë, jo vetëm në Azi. Në Shenzhen ndodhën gjëra të mëdha”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan theksoi se ka marrëdhënie të mira me liderët rus dhe kinez, duke u shprehur: “Shkoj mirë me Xi dhe me Putin. Kam marrëdhënie fantastike”.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




