Mesazhi për bombë alarmon avionin e linjës Manchester-Rinas, nuk gjendet asnjë send shpërthyes

20 Nëntor 2026 | 22:03

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur këtë të premte në tualetin e avionit të linjës Manchester-Rinas. Mësohet se mesazhi i shkruar në anglisht u gjet rreth orës 19:30.

Në njoftim bëhet me dije se pas marrjes së njoftimit është bërë zbritja e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë. Gjatë kontrollit të avionit raportohet se nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes teksa hetimet lidhur me rastin po vijojnë.

“Rinas/ Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester-Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë.

Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.

Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes. Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëmbehet një person në Kukës? Policia sqaron ngjarjen: Xhaxha e nip dhunuan një person, shpallen në kërkim

Policia e Kukësit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me raportimet se një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur nga dy persona në pyll....
21:29 | 20/11/2026

Gazetari Ferhati zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbuluan 520 milionë euro

I ftuar këtë të premte në emisionin Review me Greta Topjana, gazetari i Euronews, Eni Ferhati, ka sjellë më shumë detaje lidhur me dosjen e...
21:23 | 20/11/2026

“Ku i fshehin milionat?!” Skandalet më të bujshme të korrupsionit në botë

Moderatorja Greta Topjana këtë të premte në emisionin “Review” në Euronews Albania përmes një grafiku ka listuar rastet e pazakonta të fshehjes së parave nga...
21:13 | 20/11/2026