Kryebashkiaku I Tiranës do t’I nënshtrohet të hënën ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë. Lajmin e ka njoftuar drejtoria e burgjeve që saktësojnë se ndërhyrja do të bëhet në spitalin rajonal Memorial të Fierit. Veliaj do të paraqitet aty ditën e dielë për konsultat dhe analizat laboratorike dhe më pas do ti nënshtrohet ndërhyrjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut, duke sqaruar se ai I është nënshtruar vizitave të njëpasnjëshme nga ana e mjekëve si dhe të gjitha analizave. Madje ai ka këruar që mjekët që e vizitonin të konsultoheshin dhe me mjekun e përzgjedhur prej tij I cili në konsultën e datës 18 nëntor, sipas Burgjeve nuk u paraqit.