Largohet nga politika, por bën propozimin që emocionoi Parlamentin, deputeti australian i ulet në gjunjë partneres pas 10 vitesh lidhje
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.
Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në shtëpinë e familjes, ku jetonin prej një viti, raporton Daily Mail.
Sherifi Chad Chronister tha se zyra e tij mori një telefonatë të hapur në 911, pak para orës 15:30.
Autoritetet mbërritën në vendngjarje rreth 10 minuta më vonë dhe gjetën të vdekur brenda shtëpisë gruan, Raquel, 34 vjeçe, dhe tre fëmijët e çiftit, të moshës 5, 3 dhe 1 vjeç. Gjithashtu u gjet i vdekur edhe autori, Isaac Luechtefeld, 34 vjeç, i cili punonte si mekanik.
“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë thellësinë e kësaj tragjedie. Një familje është humbur dhe zemrat tona janë me të dashurit e tyre”, tha polici Chronister.
Sipas policisë, familja nuk kishte histori të mëparshme kriminale dhe policia nuk ishte thirrur kurrë më parë në atë adresë.
Motra e Raquel, Rebecca Uribe, tha se çifti kishte dalë në një darkë romantike të hënën, ndërsa fëmijët i kishte mbajtur nëna e saj, dhe gjithçka dukej normale.
“Ata sapo kishin pasur një darkë të hënën, ndërsa nëna ime i mbante fëmijët dhe ata fjetën tek ajo, gjithçka ishte mirë”, tha ajo. Ajo shtoi se familja ishte mbledhur javën e kaluar për të festuar ditëlindjen e Raquel dhe se kunati i saj dukej normal.
Nëna e Isaac, Beverly Apticar, tha gjithashtu: “Nuk kishte asnjë shenjë. Kjo është një tronditje për të gjithë. Kjo është diçka që askush nuk e pa që po vinte dhe ky nuk ishte Isaac-i”
“Dua t’u kujtoj që kushdo që po lufton, ndihma është e disponueshme dhe askush nuk duhet t’i përballojë momentet e tij më të errëta vetëm”, u bëri thirrje policia të gjithëve.
Hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë.

Top Channel