Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin lidhur me hedhjen e fishekzjarreve në orët e vona të natës.
“JOQ, a është normale kjo situatë me fishekzjarre në 12 të natës? Fëmijët na i zgjoi nga gjumi, por edhe zjarrin e shtëpisë po na e vendosin”, shkruan ajo.
Në pamjet e dërguara shihen shpërthime të njëpasnjëshme fishekzjarresh që ndriçojnë qiellin gjatë natës.
Sipas qytetares, zhurma ka zgjuar fëmijët nga gjumi, duke shqetësuar familjet që në atë orar kanë nevojë për qetësi dhe pushim.
Por shqetësimi i saj nuk lidhet vetëm me zhurmën.
Ajo ngre edhe çështjen e sigurisë, pasi fishekzjarret e hedhura pranë banesave mund të përbëjnë rrezik për shtëpitë dhe banorët, veçanërisht nëse ndonjë prej tyre përfundon në çati, ballkone apo pranë dritareve.
Qytetarja kërkon që të tregohet më shumë kujdes me përdorimin e tyre dhe të shmangen hedhjet në orët e vona të natës.