Një zyrtare e qeverisë së Birmanisë e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila e shpalli shtetin përgjegjës për gjenocid ndaj pakicës myslimane rohingya, raporton Reuters.
Zëdhënësja e qeverisë, Khaing Khaing Soe, tha të premten se vendimi nuk ishte unanim dhe se Birmania ishte akuzuar padrejtësisht.
Ky është rasti i parë kur GJND-ja e shpall një shtet përgjegjës për gjenocid.
Gjykata konstatoi se ushtria birmaneze kishte kryer ekzekutime masive, përdhunime dhe dhunë seksuale, si dhe kishte djegur e shkatërruar qindra fshatra gjatë operacioneve kundër popullsisë rohingya.
Në vendimin e saj, gjykata kërkoi që Birmania t’i dëmshpërblejë viktimat dhe të mundësojë kthimin e sigurt të refugjatëve që u detyruan të largoheshin nga vendi.
Edhe
Birmania ka kryer gjenocid ndaj pakicës rohingya, thotë GJND-ja
Vendimi u festua nga mijëra refugjatë rohingya në Bangladesh, ku rreth 1.2 milion prej tyre jetojnë në kampe të mbipopulluara.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të mund të kthehen në vendlindje. Rasti ishte paraqitur në GJND nga Gambia, shtatë vjet më parë. Pavarësisht se vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare, ajo ka mundësi të kufizuara për të siguruar zbatimin e tyre.
-
Udhëheqësi i Birmanisë thyen izolimin diplomatik pas grushtshtetit, viziton Tajlandën
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore