Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

shorti

Ndeshje shumë të forta do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve, në mars të vitit të ardhshëm. 

Shorti është tërhequr të premten. 

Shorti fillimisht vuri përballë Anglinë e Spanjën, por pasi ishin në të njëjtin grup në Ligën A këto dy përfaqësuese nuk do të përballen në çerekfinale. 

Norvegjia do të jetë kundërshtare e Anglisë, kurse Spanja do të përballet me Francën. Spanja e Franca luajtën në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Spanja doli fituese. 

Holanda luan ndaj Portugalisë, kurse Belgjika përballet me Gjermaninë. 

Fituesi i ndeshjes Holanda – Portugalia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Spanjës apo Portugalisë. 

Fituesi i ndeshjes Norvegjia - Anglia do të përballet në gjysmëfinale me Belgjikën apo Gjermaninë. 
Avantazh i përfaqësueseve që fituan katër grupet e Ligës A është se ndeshjet kthyese i luajnë para tifozëve të tyre. 

Edhe Liga e Kombeve kthehet me top-ndeshje Futboll Liga e Kombeve kthehet me top-ndeshje

Ndeshjet çerekfinale luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit 2027. 

Turneu final me gjysmëfinale dhe finale, luhet prej 9 deri më 13 qershor. 

Portugalia është fituese në fuqi e Ligës së Kombeve.

Lexo përditësimet tjera
short

Irlanda përballet me Kroacinë në plejof për Ligën A

Përfaqësuesja e Irlandës, që e mposhti Kosovën 3:0 në Dublin në ndeshjen vendimtare të Grupit B3...