Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga Policia e Delvinës.
Në pranga ka rënë Besnik Banushi, banues në Delvinë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e kishte dënuar me 9 vite heqje lirie.
Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shijani”, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara nga shërbimet e Policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i gjykatës mban datën 23 korrik 2026 dhe lidhet me një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012.
Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













