Pas 11 javësh kampionat, Vllaznia ka grumbulluar 12 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë të Abissnet Superiore, një rezultat që mbetet shumë larg pritshmërive. Megjithatë, nën drejtimin e trajnerit Csaba Laszlo, skuadra shkodrane ka nisur të shfaqë shenja gjallërimi.
Sot në orën 18:30, Vllaznia do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Në letër, kjo sfidë nuk pritet të jetë aspak e lehtë për kuqeblutë e Shkodrës.
Të lidhura
None found
Në prag të kësaj përballjeje, klubi ka shpërndarë një mesazh të qartë për ekipin: “Misioni: Siguroni fitoren”. Në imazhin e publikuar shfaqet një fëmijë që luan lojën virale “GTA VI”, ndërsa në qendër të saj janë dy lojtarët kryesorë të repartit ofensiv të Vllaznisë, Bekim Balaj dhe Edon Murataj.




