Skandali Nvidia: Alice Huang nën hetim për spiunazh dhe kontrabandë çipash, dyshime për lidhje me Kinën

Gazeta amerikane “The New York Times” ka zbuluar përmes një investigimi një rrjet të gjerë lidhjesh që përfshin biznesmenen Alice Huang, anëtarët e familjes së saj, kompanitë që kanë siguruar çipa të avancuar të Nvidia-s dhe industrinë ushtarake të Kinës.

Dokumentet e kompanive dhe një analizë konfidenciale e firmës së pavarur kërkimore “Strider Technologies” tregojnë se marrëdhëniet e Alice Huang dhe bashkëpunëtorëve të saj arrijnë deri te kontraktorët shtetërorë kinezë të mbrojtjes, që furnizojnë Ushtrinë Çlirimtare Popullore.

Të lidhura

None found

Sipas gjetjeve, rreth 3.6 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë kineze kanë rrjedhur përmes kompanive të lidhura me familjen ose bashkëpunëtorët e Huang. Këto fonde kanë mbështetur projekte teknologjike, përfshirë qendra të dhënash që kanë pritur procesorë Nvidia.

Gazeta “The New York Times” ka analizuar raportin e “Strider Technologies” dhe ka verifikuar në mënyrë të pavarur një pjesë të madhe të lidhjeve ndërmjet kompanive.

Ky rast ka ngjallur shqetësime në Uashington se teknologjia amerikane mund të jetë shfrytëzuar për të forcuar aftësitë ushtarake të Kinës, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të ashpra për eksportin e çipave të avancuar drejt Pekinit.

Raportimi i NYT thekson se autoritetet amerikane dyshojnë se Alice Huang, shtetase kineze e njohur edhe si Huang Le, mund të ketë vepruar si aset i inteligjencës kineze dhe t’i ketë kaluar informacione Ministrisë së Sigurisë Shtetërore.

Analiza e “Strider Technologies” dhe dokumentet e shqyrtuara nga e përditshmja amerikane tregojnë se Alice Huang, motra e saj Huang Yu dhe investitori Kang Wei, i cili është edhe partner biznesi i saj, kanë qenë pjesë e një rrjeti kompanish që ndërthur partnerë zyrtarë të Nvidia-s me projekte të lidhura me shtetin dhe ushtrinë kineze.

Në këtë rrjet bëjnë pjesë kompani që kanë bashkëpronësi në një sipërmarrje sigurie kibernetike me një degë të konglomeratit më të madh kinez të elektronikës ushtarake. Po ashtu përmenden serverë me procesorë Nvidia, të financuar përmes një filiali të prodhuesit më të madh kinez të avionëve luftarakë.

Një tjetër kompani e rrjetit ndan të njëjtën shoqëri mëmë me një prodhues komponentësh për radarë dhe raketa. Gazeta vëren se natyra e këtyre marrëdhënieve mbetet e paqartë, sidomos nëse procesorët Nvidia kanë përfunduar të përdorur drejtpërdrejt në projekte ushtarake kineze.

Hetimi megjithatë vë në dukje ndërthurjen e sektorit teknologjik kinez me atë ushtarak dhe përpjekjet e Pekinit për të shfrytëzuar inteligjencën artificiale në fuqizimin e aftësive mbrojtëse.

“Pekini ka kaluar vite duke ngritur këto rrjete që depërtojnë thellë në ekonomitë perëndimore”, u shpreh Greg Levesque, drejtori ekzekutiv i “Strider Technologies”.

“Ndiqni paratë dhe, shpeshherë, në fund të tyre do të gjeni Ushtrinë Çlirimtare Popullore”, shtoi ai.

Levesque shtoi gjithashtu se Kina po përdor më shumë se asnjëherë më parë teknologjinë, kapitalin dhe njohuritë perëndimore për të ndërtuar bazën e vet industriale të mbrojtjes.

Mes kompanive partnere të Nvidia-s që lidhen me Alice Huang janë Megaspeed dhe Century Litong.

Huang ka drejtuar Megaspeed, një kompani me seli në Singapor që po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë nën dyshimet se ka kontrabanduar çipa të avancuar në Kinë.

Megaspeed ka bërë të ditur se Alice Huang nuk është më e punësuar atje. Përfshirja e saj në këtë kompani përkoi me një periudhë kur ajo siguronte sasi të konsiderueshme procesorësh Nvidia.

Nga ana tjetër, anëtarët e familjes së saj kanë mbajtur role kyçe dhe investime të mëdha në kompaninë që themeloi Century Litong, me seli në Shangai. Kjo e fundit u jep me qira kapacitete kompjuterike kompanive të mëdha kineze dhe kontraktorëve ushtarakë.

Analiza e Strider tregon se nga fundi i vitit të kaluar deri në fillim të sivjetshmit, Century Litong duket se ka qenë një nga burimet e pakta të afta për ta furnizuar Kinën me procesorë Nvidia në sasinë e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Hetuesit po hetojnë se sa nga këta procesorë ishin subjekt i ndalimeve të eksportit të SHBA-së dhe, në thelb, mund të kenë hyrë kontrabandë në Kinë.

“Në thelb, këto subjekte i shmangën kontrollet për të vijuar të plotësonin kërkesat për çipa të klientëve ekzistues, përfshirë edhe në qendrat e reja të të dhënave”, u shpreh Levesque.

Të enjten, Komisioni i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA bëri një veprim të pazakontë, duke bërë publike informacione konfidenciale mbi aplikimet e Nvidia-s për licenca që do t’i lejonin shitjen e procesorëve H200 kompanive kineze.

Nga lista dilte se Nvidia kishte kërkuar autorizim për të shitur mbi 40 mijë procesorë H200 filialit të Century Litong në Hong Kong.

Një zëdhënës i Nvidia-s tha se, ndonëse kishte marrë disa licenca, kompania i kishte ndaluar dërgesat e procesorëve H200 drejt Kinës dhe se nuk e kishte furnizuar dhe nuk do ta furnizonte këtë kompani. Century Litong ka hedhur poshtë çdo marrëdhënie biznesi me Alice Huang.

Investigimi i NYT zbulon se rrjeti i kompanive të lidhura me familjen Huang shtrihet edhe te gjigandi kinez i telekomunikacionit Huawei dhe te kompani të tjera me lidhje ushtarake.

Në vitin 2023, Century Litong u krijua nga Century Longteng, një operator qendrash të dhënash, ku 27 për qind e aksioneve mbaheshin nga një kompani investimi e kontrolluar nga motra e Alice Huang.

Sipas të dhënave të Strider, Kang Wei, partneri i biznesit i Alice Huang, ka qenë drejtor ekzekutiv i Century Longteng që nga shkurti i vitit 2022. Po atë vit, Jiangsu Lettall Electronic bleu 90 për qind të Century Litong dhe deri në vitin 2024 e zotëronte plotësisht kompaninë.

Gjithashtu, Lettall zotëron 80 për qind të Nanjing Jinning Microwave, një prodhues komponentësh që, sipas vetë kompanisë, përdoren në sistemet kineze të radarëve dhe raketave.

Strider thotë se komponentët e Jinning përfundojnë në raketat e serisë DF të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, përfshirë raketat balistike ndërkontinentale dhe ato kundër aeroplanmbajtëseve, si dhe në avionin e padukshëm luftarak J-20.

Një lidhje tjetër e rëndësishme është me Huawei. Qendra e të dhënave në Shenzhen ishte ndërtuar për njësinë cloud të gjigantit kinez të telekomunikacionit, i cili prej vitesh ndodhet nën sanksionet amerikane për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Sipas dokumenteve të korporatës, projekti iu besua në vitin 2022 një kompanie të kontrolluar nga Century Longteng. Century Litong ka pasur si klientë edhe njësi të China Electronics Technology Group (CETC), një prodhues shtetëror i elektronikës ushtarake që SHBA-ja e ka përfshirë në listën e kompanive që bashkëpunojnë me ushtrinë kineze.

Hetimi përmend edhe Hangjin Technology, një kompani e listuar në bursë, filialet e së cilës prodhojnë çipa për ushtrinë kineze. Deri në dhjetorin e kaluar, Hangjin kontrollonte Chaoqing, një partner të Nvidia-s, në faqen e të cilit më parë ishte listuar si partner edhe fondi High-Flyer, i cili qëndron pas kompanisë kineze të inteligjencës artificiale DeepSeek.

Po në atë listë ishin përfshirë edhe Zhejiang Lab, që ka lidhje ushtarake, dhe bashkëthemeluesi i tij Alibaba.

DeepSeek ka tërhequr vëmendjen për modelet e saj të avancuara të inteligjencës artificiale, por ligjvënësit amerikanë e kanë akuzuar gjithashtu se paraqet rreziqe për sigurinë kombëtare. Qeveria federale e SHBA-së u ka ndaluar punonjësve të saj përdorimin e kësaj platforme.

Autoritetet amerikane po kërkojnë të sqarojnë më tej rolin e Alice Huang dhe përpjekjet e saj për t’i furnizuar qendrat e të dhënave me procesorë të avancuar. Lidhjet e saj me Ushtrinë Çlirimtare Popullore dhe me kompanitë që kontrollohen prej saj janë ndër pikat qendrore të hetimit.

Megjithatë, NYT nënvizon se deri tani nuk ka prova që tregojnë nëse ushtria kineze ka përdorur kapacitetet kompjuterike të qendrave të të dhënave të ndërtuara nga kompanitë e lidhura me familjen Huang.

Nvidia nuk pranoi të komentojë mbi hetimin, ndërsa Megaspeed nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për një deklaratë. Alice Huang nuk mundi të kontaktohej. Edhe kompania Lettall nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Kurse, i pyetur për rrjetin e kompanive të Alice Huang dhe përpjekjet e tyre për të siguruar procesorë, zëdhënësi i Ambasadës kineze në Uashington, Liu Chang, tha se nuk ishte në dijeni të situatës.

“Ne e kemi bërë të qartë më shumë se një herë qëndrimin tonë parimor ndaj eksporteve amerikane të çipave drejt Kinës”, deklaroi ai.


Shtuar më 21.11.2026 10:57

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş