Takimi i Ramës me të rinjtë dhe protesta kombëtare/ Flet studenti: Nuk na përfaqësojnë ata që takoi kryeministri, po organizohemi në fakultete për protestën e 28 nëntorit

Gjatë një interviste për “News24”, studenti Klevis Tako, ka zbuluar se studentët kanë nisur organizimin në nivel fakultetesh në prag të protestës kombëtare të 28 nëntorit.

Gjithashtu, Tako u ndal edhe te diskutimet për krijimin e një formacioni politik nga studentët, duke theksuar se një nismë e tillë duhet të paraprihet nga një organizim i mirëfilltë dhe jo të ndërmerret në mënyrë të nxituar.

Të lidhura

None found

“Studentët janë duke u organizuar edhe në nivel Fakultetit, që të përhapet fryma e protestës. Kërkohet që nga studentët të bëhet një formacion politike, por një formacion i bërë në mënyrë të shpejtë nuk do të ishte në të mirë. Zgjidhja politike është zgjidhje e mirë por duhet të bëhet organizimi i duhur. Çdo gjë e bërë shpejt nuk rezulton të jenë tentativa të suksesshme”, u shpreh ai.

Studenti komentoi gjithashtu edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me disa studentë protestues, për të cilin ky i fundit kishte publikuar pamje në rrjetet sociale.

Sipas Takos, personat e pranishëm në takim nuk përfaqësojnë studentët që janë pjesë e protestës.

“Pamë një postim të kryeministrit që tha se kishte bërë takim me studentë protestues. Nga fytyrat që pashë nuk identifikova asnjë student protestues të rregullt. Ata nuk na përfaqësojnë dhe e dimë shumë mirë kush janë”, deklaroi Tako.

Ai akuzoi më tej qeverinë se po përdor propagandën dhe presionin policor për të përballuar revoltën qytetare, ndërsa u kërkoi efektivëve të policisë të zbatojnë ligjin dhe jo urdhrat e eprorëve.

“Çdo polici duhet të respektojë ligji, jo të dëgjojnë urdhrat e shefit. Studentët janë duke u organizuar edhe në nivel Fakultetit, që të përhapet fryma e protestës. Kërkohet që nga studentët të bëhet një formacion politike, por një formacion i bërë në mënyrë të shpejtë nuk do të ishte në të mirë. Zgjidhja politike është zgjidhje e mirë por duhet të bëhet organizimi i duhur. Çdo gjë e bërë shpejt nuk rezulton të jenë tentativa të suksesshme. Pra duhet të ketë një organizim të mirëfilltë.

Pamë një postim të kryeministri që tha se kishte bërë takim me studentë protestues. Nga fytyrat që pashë nuk identifikova asnjë student protestues të rregullt.. Ata nuk na përfaqësojnë dhe e dimë shumë mirë kush janë. Studentët takohen me njëri tjetrin qoftë për datën 28 qoftë për organizim në nivel Fakulteti apo ka edhe të tjerë që kanë aspirata politike që takohen me njëri tjetrin.

Rama ka përdorur propagandën dhe dhunën policore. Por propaganda nuk i funksionon më. Dhe po përdor dhunën dhe presionin. Por duhet të dijë që urrejtja ndaj këtij pushteti është më e madhe si e atij që është në shesh si e atij që është në shtëpi”, shprehet ai.


Shtuar më 21.11.2026 11:15

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş