Doganierët ndaluan dy përpjekje për kontrabandë në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Mexhitli. Në total, u sekuestruan 470 produkte, përfshirë kozmetikë, artikuj të higjienës personale dhe shtesa dietike.
Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara llogaritet rreth 149 mijë denarë.
Të lidhura
None found
Mallrat e padeklaruara u zbuluan gjatë kontrolleve të hollësishme të automjeteve të udhëtarëve që hynin në territorin e vendit.
Në rastin e parë, u gjetën 352 produkte kozmetike dhe artikuj të higjienës personale. Ndërsa në rastin e dytë, doganierët hasën një sasi më të madhe produktesh kozmetike dhe shtesash dietike të markës tregtare “Nicer”.
Mallrat u konfiskuan dhe ndaj personave përgjegjës u nisën procedurat përkatëse, sipas njoftimit të Administratës Doganore.







