Nis faza e aplikimit për kuponët e kopshteve – cilat familje përfitojnë dhe deri kur mund të dorëzohen kërkesat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur thirrjen e re për aplikime në Programin e Kuponëve për Kopshte, i cili u drejtohet familjeve përfituese të asistencës sociale me fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky program u jep mundësi këtyre familjeve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshte private dhe publiko-private të licencuara, pa asnjë pagesë nga ana e prindërve.

Të lidhura

None found

Thirrja mbulon familjet që banojnë në këto 18 komuna: Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë-Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.

Përmes kësaj skeme, shteti e mbulon në tërësi tarifën e kopshtit. Për fëmijët që jetojnë larg institucionit të zgjedhur, parashikohet edhe mbështetje për transportin, nëse përmbushen kriteret e vendosura.

Për t’u kualifikuar, familja duhet të jetë pjesëmarrëse në Skemën e Asistencës Sociale, ndërsa fëmija duhet të ketë moshën e kërkuar dhe vendbanimin në komunën përkatëse ku do të ndjekë kopshtin.

Aplikimi lejohet edhe përpara se fëmija të mbushë 3 vjeç, konkretisht nga mosha 2 vjeç e 6 muaj deri në 5 vjeç e 6 muaj, me kusht që frekuentimi i kopshtit të nisë në moshën 3-vjeçare dhe të përfundojë kur fillon edukimi i detyrueshëm parafillor ose fillor në një institucion publik.

Ministria ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë program nuk prek përfitimet që familjet marrin nga asistenca sociale.

“Pjesëmarrja në Programin e Kuponëve nuk ndikon në përfitimet nga Skema e Asistencës Sociale. Familjet që tashmë përfitojnë nga programi dhe familjet që kanë përfituar nga ky program gjatë vitit shkollor 2025/26, fëmijët e të cilëve tani i takojnë grupmoshës 5-6 vjeç dhe që nuk kanë filluar edukimin e detyrueshëm parafillor në një institucion publik arsimor, duhet të riaplikojnë për vazhdimin e mbështetjes”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 10 dhjetori 2026.


Shtuar më 21.11.2026 12:00

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet